Flamini shumë shpejt miliarder

Mesfushori i Arsenal-it, Mathieu Flamini, shumë shpejt mund ta ndryshojë botën me një projekt të veçant energjetik pasi zbuloi se ka nën pronësi një kompani që e kishte themeluar para 7-të viteve kur u largua nga Londra për në Milan dhe që e kishte mbajtur të fshehtë. Kompani që pritet të bëjë revolucion në industrinë energjetike.

 

Flamini themeloi kompaninë kur takoi ekonomistin e diplomuar Pasquale Granata menjëherë pasi arriti në Itali në vitin 2008. Për këtë kompani nuk ishin në dijeni as familjarët e tij deri sa e zbuloi vet së fundi.

 

Raportohet se dy udhëheqësit e kompanisë GF Biochemicals, Flamini e Granata, janë të parët që kanë arritur të gjejnë mënyrën e prodhimit në masë të acidit levulinik, substancë që mund ta zëvendësojë naftën në të gjitha format.