Flet xhihadisti i penduar: Gjeta grupe të tjera shqiptarësh në Siri

Ish luftëtari shqiptar pjesëmarrës i organizatave terroriste në Siri, rrëfen mbi ekzistencën e grupeve terroriste që përleshen mes tyre, pa një strategji të qartë. Të rekrutuarit dhe kërcënimi për ata që duan të kthehen. Fati i shqiptarëve të tjerë që janë në Siri.

Një pjesë nga intervista ne emisionin “Te Paekspozuarit”

Ku keni lindur?

I penduari: Në Tiranë.

Pra ju jeni një tiranas, jo i ardhur?

I penduari: Jam tiranas puro, dem baba dem.

Cila është gjendja juaj familjare?

I penduari: Jam i martuar edhe me fëmijë.

Jeni i martuar dhe keni…?

I penduari: Jam i martuar dhe kam tre fëmijë.

Sigurisht për shkak të moshës që unë shoh janë të vegjël?

I penduari: Po janë të vegjël.

Si u frymëzove për të ikur në Siri?

I penduari: Një nga shkaqet kryesore ishte interneti siç kuptohet, është përhapur gjithandej, pamje e Sirisë vuajtjet e fëmijëve të grave, thirrja që ata bënin që janë vendalinj që thonë hajdeni se kemi nevojë për ndihmë. Sirianët që bënin thirrjet, shkaku i parë. Shkaku i dytë kam një shok që ka vdekur tani jam lidhur me të, është vrarë në Siri, ai ishte nga Tirana.

Ju patë internetin, aty ju patë një realitet që menduat që ishte shumë i favorshëm dhe i mirë dhe vendosët?

I penduari: Vendosa të shkoj.

Sigurisht, ju keni familje çfarë i thatë gruas?

I penduari: Bashkëshortes i thashë do shkoj për shkollë sa të rehatohem do të marr edhe ty.

Gruaja nuk pati kundërshti? Sigurisht fëmijët ishin të vegjël dhe çdo gjë që ju do ti thonit ata nuk do ta kuptonin?

I penduari: I thashë do të shkoj në Arabi. I thashë do të shkoj në vendet Arabe jo në Siri.

Në fakt rregullat e xhidadit e kërkojnë që të merret miratimi i nënës për xhihad, që është kusht fetar ju ja morët miratimin, e morët këtë leje?

I penduari: Padyshim që jo, e dija që nuk do të më jepte leje, ishte e papranueshme që i biri i vet të shkoj në luftë, të vritet atje. Nuk e kam marrë miratimin, nuk e kam realizuar një nga kushtet.

Kur e keni përqafuar fenë islame, si jeni bërë praktikant i kësaj feje? Si keni filluar të kryeni ritet?

I penduari: Mbi 10 vjet, ka që falem që jam praktikant i fesë islame. Gradualisht duke hyrë më thellë në fe dmth, po jam praktikant i rregullt.

Jo vetëm ju, prindërit tuaj me siguri se kanë ushtruar për shkak të privimeve që kishte diktatura e Enver Hoxhës por të parët e tu e kanë ushtruar?

I penduari: Ashtu është.

A u ndihmuat nga radikalët. Ju keni vënë re se si në gjithë botën, por edhe në Shqipëri kohët e fundit, edhe në të gjithë vendet, janë shfaqur disa rryma fetare, është komuniteti Mysliman por ka edhe rryma radikale, i njihni?

I penduari: Njohuri kam në përgjithësi jo në mënyrë të drejtëpërdrejtë.

Nuk kini njohje të drejtëpërdrejtë e njihni ish Imamin e Xhamisë së Unazës së Re, ai është i ndaluar apo Imamin e Mëzezit?

I penduari: S’kam njohuri, kam njohuri të përgjithshme, siç njihen ndërmjet besimtarëve apo nëpërmjet medias, për çfarë akuzohen.

Ata kanë marrë pjesë, siç kemi dëgjuar nga raportimet e medias dhe gjyqi që vijon, kanë ngritur një rrjet për përcjelljen, një klientelë për të dërguar njerëz në Siri dhe Irak ju nuk jeni angazhuar nga kjo pjesë?

I penduari: Unë për veten time, flas për veten time nuk kam njohuri, shteti po heton unë kam ikur në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga një shoku im, që është vrarë në Siri ai më ka ndihmuar më ka pritur, ai ka vdekur, jam lidhur drejpërdrejtë me të.

Ekonomia e familjes tuaj si është, keni vështirësi ekonomike?

I penduari: Ekonomia mesatare

Gruaja është në punë?

I penduari: Po edhe unë në punë jam.

Nuk keni ekonomi të mirë, dua të dal te ideja se shpesh shqiptarët në mënyrë masive kohët e fundit po largohen për arsye ekonomike, ju nuk e kishit një të tillë?

I penduari: Jo jo absolutisht. Kam shtëpinë time. Kisha punën s’kisha arsye të largohesha për ekonomi.

Do të shkonit për të luftuar atje në Siri, për Xhihadin?

I penduari: Qartë. /noa/