Forcat e KFOR-it arrijnë në Kuvend (Foto)

Forcat e KFOR-it janë bashkuar me policinë në pjesën prapa ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Koha.net ka siguruar fotografi të automjetit të KFOR-it që i është bashkuar policisë në Kuvend.20151130101855666

Forca të shumta sigurie kanë rrethuar Kuvendin brenda dhe jashtë para seancës që pritet të nisë në ora 11:00.

KFOR-i kishte konfirmuar kohë më parë se në rast nevoje do të jetë me policinë e Kosovës. KFOR-i është faktori i tretë i sigurisë në Kosovë./gazetarilindja/