Forcat ruse kryejnë 85 sulme kundër ISIS-it në 48 orë

Forcat ajrore ruse kanë kryer 85 sulme duke goditur 277 caqe të terroristëve në Siri dy ditët e fundit, raporton agjencia e lajmeve “Interfax” duke cituar Ministrin e Mbrojtjes në Rusi.

Ministria ka thënë se forcat ruse kanë ndihmuar edhe në operacionin e forcave siriane për të marrë aerportin ushtarak nga militantët e ISIS-it në Këeires, në provincën e Aleppo-s. /KosovaPress/