Foshnja njëmuajshe fle jashtë, vdes nga i ftohti

Tek “Ura e Dajlanit” është gjetur një foshnjë vetëm njëmuajsh, që nuk ka mundur t’i rezistojë të ftohtit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një nënë e pastrehë është detyruar të kalojë natën poshtë urës, së bashku me foshnjën e saj.

Mësohet se, 19-vjeçarja që i përket komunitetit rom ka deklaruar se mëngjesin e sotëm e ka gjetur të pajetë foshnjën. Ajo është shprehur se është e divorcuar dhe se nuk ka një shtëpi ku të jetojë.

Për këtë arsye, 19-vjeçarja ishte e detyruar që të flinte jashtë./shekulli.al