Fotoja më e shpërndarë: Princi George dhe Obama

Kjo është fotoja më e shpërndarë në rrjet brenda 24 orëve të fundit. Edhe pse vetëm dy vjeç, princi George i Anglisë ka takuar disa prej njerëzve më të famshëm në botë.

Këtë herë ai u takua me presidentin Obama dhe të shoqen e tij, Michelle. Obamat mbërritën për një darkë informale në pallatin Kensington.

Edhe pse kishte kaluar orarin e gjumit, princi George u lejua të takonte njeriun më të fuqishëm në botë.

I veshur me pizhama, ai i jep dorën presidentit, i cili i kishte dhuruar një kalë lodër.