Franca konfirmon vdekjen e liderit të sulmeve të Parisit

Një prej liderëve kryesorë të sulmeve që lanë 129 të vdekur në Paris të premten, është në mesin e të vrarëve nga policia franceze, ka njoftuar prokurori i shtetit të enjten, raporton Reuters.

Abdelhamid Abaaoud, 28-vjeçari belg, akuzohej për organizimin e sulmeve në kryeqytetin francez.

Polica fillimisht kishte menduar se ai ishte në Siri, por hetimet e më vonshme çuan në një shtëpi në Paris të cilët policia e rrethoi dhe pas përleshjeve të shumta, arriti të vriste Abaaoudin.Koha.