Franca sulmon ISIS-in

Ministria franceze e mbrojtjes la lajmëruar se ushtria franceze ka sulmuar disa bastione të ISIS.

 

 

Franca ka ndërmarrë sulme ajrore kundër Shtetit Islamik ISIS.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Francë, sulmet janë kryer në disa bastione të ISIS-it, njofton Klan Kosova.

 

 

Syria-690x380

Po ashtu, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lajmëruar të shtunën se do t’i intensifikojnë sulmet ajrore kundër terroristëve në Siri, duke mbështetur kështu sulmet që do të ndërmerren nga Franca.

Nga ministria e mbrojtjes franceze behet e ditur se 20 bomba janë lëshuar duke shkatërruar një qendër shumë të rëndësishme të forcave terroriste, në të cilën stërviteshin rekrutët xhihadistë dhe ushtronin forcat ushtarake të ISIS.

Franca godet nga ajri Shtetin Islamik dy ditë pas terronit në Paris, sulme për të cilat mori përgjegjësinë ISIS-i, ndërsa presidenti francez Francois Hollande, e cilësoi si një “akt lufte”.