FSK shënon Ditën e Forcës

Manifestimi qendror në shënimin e Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës pritet të shënohet të premten në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00.

Personalitete të larta politike dhe ushtarake si dhe përfaqësues ndërkombëtarë pritet të jenë pjesë e këtij manifestimi.

Ndërkohë duke filluar nga ora 10:00 në kazermën “Adem Jashari” do të hapen dyert edhe për qytetarët e Kosovës, që duan t’i vizitojnë pjesëtarët e FSK-së që ndryshe quhet “Dita e hapur e FSK-së”.

Ndryshe, Dita e Forcës do të shënohet edhe në të gjitha kazermat e FSK-së dhe ambientet e FSK-së do të jenë të hapura për qytetarët e Kosovës në Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Prizren, Istog dhe Bardhi i Vogël.