Ftesën e Qeverisë për dialog, Konjufca e quan dyfytyrësi (Video)

I ftuari i dyte në Rrokum Roll, Glauk Konjufca deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se Qeveria me ftesën e saj tregon se kanë parë që ka gabime në marrëveshjet e arritura me Serbinë.

“Qëllimi i Qeverisë është zhdukja e opozitës”, ka thënë ai në TV Rrokum. “Kane mundur ta arrestojnë në mënyra të ndryshme Albin Kurtin, por qëllimi është me kriju frikë e terror”.

Thirrjet për dialog, nga kryeministri Isa Musfata ai i quajti dyfytyrësi. Sipas tij, opozita mund të futet në këtë dialog vetëm kur kërkojnë falje për deklaratat e dhëna dhe pas lirimit të deputeteve të arrestuar. /Telegrafi/