Gafa e ditës: Neville, “trajner i Vllaznisë” (Foto)

Kjo është super-gafa e ditës që e ka bërë një gazetë në Shqipëri, e cila duke dashur të raportojë që Neville është bërë trajner i Valencias, ka shkruar që Neville është bërë trajner i Vllaznisë.

Nëse është për t’i besuar një gazete të Shqipërisë, atëherë ish-futbollisti legjendë i Manchester United, Gary Neville, është bërë trajner i skuadrës shkodrane Vllaznia.
Kjo është super-gafa e ditës që e ka bërë një gazetë në Shqipëri, e cila duke dashur të raportojë që Neville është bërë trajner i Valencias, ka shkruar që Neville është bërë trajner i Vllaznisë, shkruan “Gazeta Olle”.
Gjithsesi, gabim jo shumë i madh, është “vetëm” çështje germash