Galatasaray shkarkon trajnerin

Skuadra turke Galatasaray ka shkarkuar trajnerin përmes marrëveshjes.

Kampioni aktual i Turqisë, Galatasaray, ka shkarkuar trajnerin befasisht sonte. Përkundër se muaj më parë u morr vendimi që ai të vazhdonte pas humbjes nga Atletico Madrid dhe barazimit me Astanën në Ligë të Kampionëve, mediat turke bëjnë të ditur se drejtuesit kanë vendosur që të ndajnë rrugët me trajnerin.

“Drejtuesit më njoftuan se dëshirojnë të ndajnë rrugët me mua dhe unë e respektova këtë vendim të tyre,”ka qenë prononcimi i shpejtë i Hamza Hamzaoglut pas largimit nga skuadra.

Galatasaray është aktualisht në pozitë të tretë në Superligën turke me 21 pikë, 5 më pak se lideri Besiktas. Ndërsa ka pozitën e tretë në Grupin C të Ligës së Kampionëve, ku me dy fitore të radhës do të mund të kalojë në fazën tjetër të Champions League.