Ganimete Musliu: Ju pelqeu apo jo shtatorja e Komandantit Legjendar do të vendoset në Prishtinë

Pas diskutimeve të djeshme në Kuvendin e Kosovës, dhe reagimeve të opozitës, në veqanëti të atyre të vetëvendosjes në lidhje me sheshin Adem Jashari në Prishtinë, deputetja e Kuvendit të Kosovës Ganimete Musliu, ju përgjigjet me një postim në rrejetet sociale.

Për më tepër lexoni postimin e plotë të Ganimete Musliut në facebook:

Dje në Kuvendin e Kosovës kërkova të merret vendim që në Prishtinë të vendoset shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari. Vendim ky i stervonuar sepse Shtatorja e Komandantit Legjendar është dashur ta pres Skenderbeun në Prishtinë.

Sot një përson i cili njihet si „burri“ i deputetës Albulena Haxhiut paska vra e kthjellë në adresë timen.
Te them te drejtën nuk deshta të komentoj sepse nuk di si ti qasem personave që nuk kanë identitet përsonal, por me qe sharjet e fyerjet morën dhenë po i tham nja dy-tri fjalë.

Në rend të parë shpresoj që ky „burri“ i Albulenes është konsultu paraprakisht me gruan e tij kur ka shkruar atë status sepse patriotizmi i saj nuk përkon fort me reagimin që është bërë nga „burri“ i saj pikrisht kur unë kërkova që shtatorja e Komandantit Legjendar te vendoset në Prishtinë.

Por ndoshta ska mundur edhe të konsultohet edhe këtë e kuptoj, me qe siq e dijmë gruaja e tij tash më ka dal kaqak.
Te na ne Drenicë i kemi do rende e tradita dhe e kuptojmë edhe kur gratë dalin kaqak sepse kaqak pat dal edhe Shote Galica ama te kuptohemi qe Shota pat dal pas Azemit (bashkë me Azemin) e jo Shota Kaqak e Azemi ne shtepi.

Dje në Kuvend kërkova qe ti dhëm fund neglizhencës se institucioneve komunale dhe shtatorja e Komandantit Legjendar të vendosët në Prishtinë dhe falenderoj te gjithë deputetet qe me përkrahën.

Qe 16 vjet pas luftës u neglizhua nga institucionet komunale të Prishtinës marrja e këtij vendimi. Shtatoren E komandantit Legjendar Adem Jashari e gjejmë edhe neper sheshe te shumta të Botës por institucionet komunale edhe 16 vjet pas luftës veprojnë njejt dhe kanë te njejten qasje. Per 16 vjet rresht institucionet komunale te Prishtinës u ndjen te rehatuar duke i lënë një sheshi te kontestuar emrin e Heroit tonë Kombëtar Adem Jashari.
Prandaj i pelqeu apo nuk i pelqeu dikujt Shtatorja e Komandantit Legjendar do të vendoset në Prishtinë./Gazeta Liria