GAP: Buxheti për 2016 nuk krijon hapësirë për Reformën Ekonomike

Instituti GAP ka bërë një hulumtim ku thuhet se buxhet i Kosovës për vitin 2016 nuk reflekton objektivat e paraqitura në Programim Kombëtar për Reforma Ekonomike, pasi që shumë objektiva të këtij programi nuk gjejnë mbështetje në buxhetin e vitit 2016.

Përfaqësues të GAP-it në një konferencë me temë “Projektbuxheti 2016: Sa premton zhvillim të qëndrueshëm ekonomik?”, thanë se buxheti i vitit 2016, lë pa aderuar shumë sfida të rëndësishme të evidentuara nga Raporti i Progresit për Kosovën 2015.

Përveç kësaj, disa ligje të rëndësishme dhe vendime qeveritare nuk janë buxhetuar, si ligji për fondin e sigurimeve shëndetësore, apo edhe fondi për punësim dhe investim, transmeton ksp. /Koha.net/