Garcia: Duhej një mrekulli për të fituar sonte

Lajmi i mirë i mbrëmjes erdhi para lojës, kemi fatin ne duar tona. Duhej një mrekulli për të fituar sonte, kjo nuk ndodhi. Barca është në momentin më të mirë të formës së saj. Jane ekip i pabesueshem.

Duhet të mundim Baten në qoftë se ne duam te kalojme në raundin e dytë, nuk është vetëm kjo për të bërë në të ardhmen. Ne duhet te qendrojme me përulësi. Barca eshte shume e forte, Suarez eshte lojtar i madh e tregoi dhe tek goli. Edhe po te shenonte Dzeko ne fillim do te kishim humbur gjithsesi. Une nuk jam i shqetesuar ne gjithcka. Ne mund të bëjmë më shumë. Ne kemi provuar në çdo mënyrë, ne u bëmë presion por menjëherë jemi mbyllur, e kemi humbur shumë shpejt topin ne cdo aksion. Në pjesen e dyte ndryshova taktike, por asgjë nuk ka ndryshuar, Nuk kam asgjë me lojtarët. me përjashtim atehere kur duhej për të shënuar, por ishte e pamundur për të fituar sonte.

Ata jane shume larte. Ne jemi larg nga ky nivel për momentin, ata janë ekipi më i mirë. Unë jam i zhgënjyer natyrisht, jo nga humbja. Tani duhet të mendojmë për të fituar kundër Atalantes dhe pastaj kundër Borisov. Unë kam ruajtur De Rossin dhe Nainggolan i cili u zevendesua, kam hequr dhe Florenzin dhe kam ruajtur Pjanic, keto të paktën jane gjëra pozitive, skemi me kushte per të perballuar demtimet. Nuk do të ketë pasoja psikologjike. Ne e dinim se mund të humbisnim thelle këtu, por nuk ka asnjë problem. Ne nuk jemi ekipi i vetëm që ka pesuar 6 gola këtu./GazetaLiria/