Gazetari i mbajtur peng nga ISIS: Bombardimi i Sirisë do ishte një gabim i madh

Një gazetar francez, i cili është mbajtur përreth 10 muaj nga terroristët e ISIS, ka deklaruar se bombardimi i Sirisë do të jetë një gabim i madh.

Gazetari francez Nicolas Henin kaloi shtatë muaj në robëri në Siri, ku ka njohur nga afër edhe terroristët. Henin ka theksuar se bombardimi i Sirisë është pikërisht ajo që do Shteti Islamik.

Ai ishte së bashku me gazetarin James Foley, por kwtij tw fundit iu pre koka brutalisht nga xhihadistët. “Ne jemi duke nxitur armiqtë tanë, mjerimin dhe fatkeqësi për njerëzit”, ka thënë ai./thealbanian.co.uk/