Mediat online në Itali i kanë kushtuar vëmendje të madhe golit të Rey Manajt kundër Përfaqësueses së Kosovës, në debutimin e tij me Kombëtaren e Shqipërisë.
“Manaj, gol-rekord në debutim me Shqipërinë: Inkuadrohet dhe shënon pas 12 sekondash” – shkruan Gazzetta dello Sport – “Pas një muaji polemikash me De Biasin, internisti debuton në kombëtare dhe realizon golin e parë në topin e parë të prekur, për avantazhin 1:0 kundër Kosovës”, thuhet tutje në teskt.
Për talentin kuqezi ka shkruar edhe Goal.com në versionin italian. “Manaj i pabesueshëm, shënon pas 12 sekondash në debutimin me Shqipërinë. Në barazimin 2:2 me Kosovën, kanë shënuar tre debutues”, ka shkruar ky sajt.