Gecaj: Pacolli po harron se sistemi për zgjedhjet serbe në Kosovë ishte trasuar kur ai ishte zëvendëskryeministër

Zëvendëskryeministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, i ka reaguar deklaratës së kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, ku dha kritika për organizimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë.

Gecaj përmes Facebook-ut ka shkruar se Pacolli ka harruar se sistemi është krijuar kur ai ishte në Qeveri.

“Z. Behgjet Pacolli si duket po harron qëllimshëm se rruga dhe sistemi për organizim të mbledhjes së votave nga zgjedhjet serbe në Kosovë ishte truasuar në kohën kur ai ishte Zëvendës-Kryeministër i parë Qeverisë së Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Gecaj në Facebook.