Getoari dhe Marina shfaqen më në fund bashkë

Lidhja e tyre përbën një prej temave më të përfolura në shtypin rozë.

Kjo ndoshta edhe për faktin se një gjë të tillë ende nuk e kanë pranuar por e mbajnë në heshtje, duke mos u ekspozuar në publik.

Fotot e vetme të përbashkëta, përjashto njërën gjatë Summer Fest, janë të shkrepura nga të tjerët. Edhe udhëtimet e Getoarit dhe Marinës kuptohen thjesht duke krahasuar prapavijën e njëjtë të vendeve nga ku postojnë foto.

Por “Prive ka arritur të sigurojë një foto të çiftit ku ata shihen bashkë duke pozuar para kamerës.