Gëzuar Messi, pritëm se erdha edhe unë

Strategu gjenial do të largohet nga Bayern pas përfundimit të këtij edicioni kur edhe i skadon kontrata me gjigantin bavarez

Gjithçka po lidhet. Oferta prej 1 milionë euro në javë për Messi-n dhe nënshkrimi i kontratës së Pep Guardiolës me klubin e miliardave të arabëve. Pep do të bëhet menaxheri larg më mirë i paguar në botë me 25 milionë euro pagë për një stinor.

Pep Guardiola ishte ai i cili ngriti Messi-n dhe e bëri katër herë rresht lojtarin më të mirë në botë. Dhe tani të dy këta rrugët i dërgojnë në “El Ittihad” ku i presin dy miqtë e vjetër. Shefi i madh Ferran Soriano dhe drejtori Txiki Begeristain me të cilët Guardiola punoi gjatë katër viteve qëndrimi te Barcelona me ç’rast fitoi 14 trofe.