Gjendet dhoma e fshehtë në varrin e Tutankhamunit [foto/video]

Arkeologu britanik ka thënë se ka 90 për qind gjasa që varri i mbretit të famshëm egjiptian, Tutankhamun, të ketë dhomën e fshehtë e cila përmban mbetjet e Mbretëreshës Nefertiti.

Dr. Nicholas Reeves beson se Tutankhamun është vendosur në një dhomë të jashtme, e cila ishte e dedikuar për varrin e Nefertitit, kur ai vdiq në moshën 19 vjeçare.

Tutankhamuni1

Ekspertët më parë kanë thënë se kishte rreth 60 për qind gjasa që vendi i pushimit të Mbretëreshës së lashtë ishte në varr, por a janë këta ekspertë tani më të sigurt pasi që skanimet sugjerojnë ekzistencën e një dhome të fshehtë?

Këtë njoftim e ka bërë të ditur në një konferencë për shtyp Ministri i Antikiteteve të Egjiptit, Mamdouh al-Damaty.

Tutankhamuni2

“Ne kemi thënë më parë se kishte rreth 60 për qind gjasa që ekziston diçka prapa mureve”, ka thënë ai duke folur për zhvillimet.

“Por tani pas leximit fillestar të skanimeve, ne po themi se ka rreth 90 për qind gjasa të dhomës fshehtë”, ka shtuar ai, transmeton Koha.net.

Hetime të mëtejme ende janë të nevojshme dhe provat e reja do të dërgohen në Japoni për analizë.

Tutankhamuni3

“Në fakt, është një hapësirë e zbrazët pas murit, e cila shihet në radar, i cili padyshim është shumë i saktë”.

“Nuk mund t’ju tregojmë saktësisht se çfarë madhësie është hapësira pas murit”, ka thënë në konferencë specialisti japonez i radarit, Hirokatsu Watanabe.

Zbulimi i Nefertitit, e cila besohet se ishte njerka e Tutankhamunit, do të hedhë dritë mbi atë se çfarë përmban relativisht periudha misterioze e historisë egjiptiane.

Mbreti Tut besohet se ka vdekur në vitin 1323 para Krishtit. Varri i tij është zbuluar në vitin 1992 nga egjiptologu britanik, Howard Carter.

Por egjiptologët ende janë të pasigurt se kur ka vdekur Nefertiti dhe se kur është varrosur. /koha/

https://www.youtube.com/watch?v=QFAyL0QHCO4