Gjendet i vdekur ish-shefi i shërbimit sekret ushtarak të Maqedonisë

Ish -shefi i shërbimit sekret ushtarak maqedonas, Goran Sefeski, sot në mëngjes është gjetur i vdekur në afërsi të fshatit Rashtan, 5 kilometra larg Kërçovës.

Sefoski është ish-shef i Shërbimit Sekret Ushtarak, derisa para do kohe është transferuar në ARM, në kazermën e Kumanovës.

Akoma nuk janë të njohura shkaqet që sollën vdekjen e Sofeskit. Policia dhe gjykatësi hetues janë në vendngjarje duke zhvilluar hetimet.

Sipas MPB-së dje rreth orës 17;00, i ati i Sofeskit ka paraqitur rastin në policin e Kërçovës, si të zhdukur. Derisa sot në mëngjes trupin e tij të pajetë e kanë gjetur gjuetarët e kësaj ane.