Gjendet një person i vdekur në qendër të Shkupit.

Është gjetur një trup i pa jetë i një burri të moshuar, sot në mëngjes në parkingun prapa “Mc Donalds” tek ministria e punës dhe politikës sociale, njofton Lajmpress.

Nga SPB Shkup thonë se bëhet fjalë për një njeri i cili ka vdekur aty për aty.
Ngjarja në polici është lajmëruar sot në mëngjes rreth orës 8 e 40 min, pas së cilës është kryer kontroll nga ana e policisë. Bëhet fjalë për personin S.R., i lindur në vitin 1954, i cili ka vdekur në vend.
Ndihma e shpejtë mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune./express/