Gjeneva në alarm sigurie

Policia e ka ngritur alarm në nivel të lartë në Gjenevë, për shkak se janë duke përndjekur disa të dyshuar të sulmeve të Parisit.

Ata janë shprehur se kanë informatat se të dyshuarit gjenden në këtë qytet ose në zonën përreth, transmeton Klan Kosova.

Në deklaratën e policisë thuhet se hetuesit janë duke u munduar “t’i gjejnë dhe t’i arrestojnë këta individë”.

Hetimet për të gjetur të dyshuar të tjerë të sulmeve të 13 nëntorit në Paris, janë duke u zhvilluar në shumë shtete të Evropës.

Aq më tepër kur i dyshuari kryesor Salah Abdeslam është ende në liri dhe mendohet që ka ikur nga Franca nëpër rrugët që ndjekin refugjatët./klankosova/