Gjeniu i matematikës në Nigeri, që zgjodhi problemin 156-vjeçar në matematikë –

Ndoshta keni dëgjuar këto ditë për një matematikan nigerian, Opeyemi Enoch, i cili zgjodhi hipotezën ‘Riemann Zeta’ – një problem matematikor 156 vjet i vjetër – dhe fitoi një çmim prej 1 milion dollarë.
 Kjo hipotezë ishte propozuar për herë të parë nga një matematikan gjerman i quajtur Bernhard Riemann më 1859, që është një nga 7 problemet më të vjetra të matematikës.

Enoch, i cili thuhet se është një lektor në një universitet në Nigeri, tha për BBC në intervistën e tij me zë se motivimi për ta zgjidhur këtë problem i erdhi nga studentët e tij, të cilët i dhanë atij shpresë për ta fituar çmimin prej 1 milion dollarë, transmeton lajmi.net.

“Studentët besuan se zgjidhja do të vinte nga unë”, tha ai. Ai tha se u motivua nga besimi i tyre, jo për shkak të parave në çmim.

Nigerianët janë të njohur për disa arritje origjinale dhe të verifikuara. Në maj, Ufot Ekong u zgjodh studenti me notat më të mira në Universitetin Tokai në Japoni, duke e thyer një rekord 50-vjeçar. (lajmi.net)

– See more at: http://lajmi.net/gjeniu-i-matematikes-ne-nigeri-qe-zgjodhi-problemin-156-vjecar-ne-matematike/#sthash.Auz41Squ.dpuf