Gjermania i bashkohet luftës kundër ISIS-it

Parlamenti i Gjermanisë ka miratuar vendimin që të dërgojë trupa ushtarake për të luftuar militantët e Shtetit Islamik (IS) në Siri.

Gjermania do të dërgojë 1.200 trupa në mbështetje të koalicionit të udhëhequr nga ShBA-ja në luftë kundër ISIS-it, raporton BBC, transmeton Koha.net.

Miratimi i këtij vendimi vjen pas kërkesës nga Franca, e cila ishte sulmuar nga ISIS-i në muajin e kaluar. Ndërsa ministrat gjerman besojnë se edhe Gjermania është cak i sulmeve terroriste.
“Dy vjet më parë nuk do të mund të kisha imagjinuar se në çfarë lloj gremine ne mund të përfshihemi”, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Ursula von der Leyen.

Ky është misioni më i madh ushtarak jashtë vendit i Gjermanisë. Mandati do të zgjasë rreth një vit dhe do të kushtojë 134 milionë euro./koha.net/