Shkruan: BETIM SHERIFI
Kalkuta shërbeu si kryeqytet i Indisë gjatë pushtimit nga Britania e Madhe deri në vitin 1911. Kalkuta është port detar dhe qendra më e madhe tregtare, industriale dhe financiare e Indisë. Në vitin 1772 Kalkuta bëhet kryqytet britanik i mbreterise dhe quhej “Qyteti i Pallateve“. Jashtë qytetit britanik tregtarët e pasur Indian fillojnë ndërtimin e shtëpive të tyre,e më vonë në anët e lumit Hooghly fillon shtrirja e tendave dhe e kasolleve të të varferve dhe kështu në Kalkutë krijohen kontraste të theksuara sociale.
Në vitin 1974 India ndahet nga Pakistani e më vonë ky i fundit edhe me Bangladeshin, kështu Kalkutes ju hoq një pjesë e mire dhe e madhe e aktiviteteve ekonomike, duke e mbushur atë me refugjat. Pjesa indiane e qytetit është rritur pa plan urban. Sot në Kalkute ndodhen 500.000 të pastrehë, dhe është njëri nga qytetet më të varfëra në Indi.
Emri Kalkuta është sinonim i shumë të kqijave që hasen në ndonjë qytet të madh. Analogjia ndërmjet Kalkutës dhe Gjilanit si qytet mund të duket e palogjikshme, por në të njejtën kohë qyteti jonë ballafaqohet me varferi të skajshme, numër të madh të të kulifikuarve të papunësuar, qeverisje që ka identitet simbolikën, me administratë të pareformuar e me punësime klanore e partiake ndër vite.
Qyteti i Gjilanit është zona më e pazhvilluar ekonomike e vendit, me shumë biznese të reja të mbyllura, me shumë projekte të papërfunduara, me mungesë të investitorëve serioz, pa projekte kapitale dhe rrjedhimisht pa një plan afatgjatë të zhvillimit, që nënkupton një papërgjegjësi të lartë institucionale.
Nëse lumi Hooghly ishte sinonim i tendave dhe kasolleve të të varfërve, mund të themi se edhe Lumi Mirusha është sinonim i dështimeve të njëpasnjëshme të udhëheqësve me vullnet dhe ide të varfër.
Në qytetin e Gjilanit 17 vite pas luftës rreth lumit të famshëm “Mirusha” mund të gjejmë kontraste të mëdha, prej shtëpive të vjetra të familjeve të skamura e deri te ndërtesat e mëdha që krijojnë mozaikun e kontrasteve brilante në shoqëri.
Kur India ndahet nga Pakistani dhe Bangladeshi, Kalkutes ju hoq një pjesë e madhe e aktiviteteve ekonomike, duke e mbushur atë me refugjat. Në këtë kuptim krahasimi me decentralizimin që përjetoi Gjilani e anamorava, ku një pjesë e teritorit u coptua e banorëve të paralagjeve të qytetit ju imponua të instalohen në administratë rreth 30 kilometra larg vendbanimeve të tyre. Pasojat politike dhe socio-ekonomike vërehen tani, shihen çdo ditë, ato po vënë në pikëpyetje edhe shtetin, ndërkaq efektet e tij më së shumti i bartin qytetarët e varfër që për nevojat e tyre çdo ditë rëndohen financiarisht.
Gjilani si qytet shpesh është proklamuar si qytet evropian, madje në kuadër të kësaj ka patur edhe rivalitete të cilat ndërtuan koncepte si “qeverisje aziatike” ndërkaq nuk është shënuar asnjë progres në kuptimin e gjenerimit të vendeve të reja të punës, të investimeve kapitale nga qeveria ose sjelljen e ndonjë investitori serioz nga jashtë vendit. Numri i madh i të rinjëve të pa punë, sikur është shëndrruar në brengë koti për qeverisjen e vendit, një numër i madh tyre lëshuan vendin në muajt e parë të vitit të kaluar duke kërkuar mundësi e jetë më të mirë.
Gjilanit i mungon perspektiva, e rinisë i mungon e ardhmja.
Në bazë të zhvillimit ekonomik, arsimor, shëndetsor, infrastrukturor e socio-kulturor, Gjilani padyshim se mund të merr epitetin si Kalkuta e Kosoves.