Gjuriq: Beogradi e Prishtina s`janë armiq, por i kanë problemet e njëjta ekonomike

Marko Gjuriq, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka thënë se Beogradi dhe Prishtina nuk janë armiq por i kanë problemet e njëjta ekonomike.
 “Nëse në politikë funksionin gjithçka sikurse me odat, jam i sigurt se shqiptarët e serbët do të duhej të ndiheshin mirë dhe dy popujt do të përparonin”.

“Kemi në plan që në vitin 2016 të punësojmë serb në Kosovë”.

“Kompanitë  e mëdha të Serrbisë  do te duhej te hapnin degët e tyre diku ne Kosovë dhe në to të punësonin serbë e shqiptarë’ ka theksuar Gjuriq.

Këto komente ai i bëri gjatë punimeve të Forumit Afarist të Odave Ekonomike të Kosovës dhe të Serbisë që po i zhvillon punimet në Beograd, njofton Klan Kosova.