Gjuriq: Hapja e kapitujve për anëtarësim lajm i madh për Serbinë dhe serbët e Kosovës

Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovë, Marko Gjuriq, ka thënë se hapja e kapitujve në dialogun mes Bashkimit Evropian dhe Serbisë është një lajm i mirë për Serbinë dhe serbët e Kosovës.

Sipas tij, hapja kapitujve vjen si rrjedhojë e angazhimit të politikave serbe vitin e kaluar dhe reformave që janë ndërmarrë në dy dhe tri vitet e fundit.

“Serbët në Kosovë vazhdojnë të jenë një Serbi e fuqishme”, ka thënë ai, duke shtuar se në bazë të buxhetit të aprovuar Serbia do të vazhdojë me shpenzime më të mëdha dhe financim të projekteve zhvillimore në Kosovë.

Ai beson se Kapitulli 35 nuk është i rëndësishëm vetëm për Serbinë, por edhe për Bashkimin Evropian dhe sipas tij mospërmbushja e marrëveshjeve të Brukselit nga Prishtina nuk do ta pengojë integrimin e Serbisë në BE.

“Besueshmëria në Serbinë nga komuniteti ndërkombëtar sot është shumë e lartë dhe fakti se Serbia, pavarësisht se Prishtina tenton vazhdimisht ta pengojë integrimin e saj, tregon se të gjitha përpjekjet e investuara nga kryeministri në të kaluarën nuk ishin të kota”, ka thë në Gjuriq./zeri.info/