Rrjetit social Facebook i janë dhënë 2 ditë ultimatum nga gjykata e Belgjikës për të larguar praktikën për ndjekjen e përdoruesve që nuk janë të kyçur në webfaqen e gjigantit. Në rast se një gjë e tillë refuzohet nga Facebook atëherë kompania do paguaj një gjobë prej 250.000 dollarë çdo ditë.
Ky lajm vjen vetëm disa muaj pasi një raport i hartuar nga Komisioni për Privatësi i Belgjikës pohoi që kompania ndjek lëvizjet e çdo vizitori europian, përfshirë edhe përdoruesit që nuk kanë llogari në Facebook.
Për këtë pjesë Facebook është përgjigjur duke thënë se kjo ndodhë për të siguruar 1.5 miliardë përdoruesit e Facebook në mbarë botën.