Gjykata e Strazburgut akuzon Rusinë për përgjim të telefonave

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, ka dënuar sistemin rus të përgjimit të telefonave duke thënë se në këtë mënyrë rrezikohet shkatërrimi i demokracisë.

Gjykata në Strasburg vendosi se “pa masa mbrojtëse adekuate dhe efektive kundër keqpërdorimit të sistemit të fshehtë të përgjimit që synon mbrojtjen e sigurisë kombëtare, ekziston rreziku i shkatërrimit të demokracisë e cila duhet të mbrohet”, transmeton ‘arbresh’.

Rasti bë edhe më i ndjeshëm kur kryeredaktori i shtëpisë botuese në Shën Petersburg, Roman Zakharov, njoftoi se shërbimet ruse të sigurisë mund të monitorojnë telefonat celularë pa ndonjë urdhër të caktuar.

Ai ishte përpjekur të zgjedh këtë çështje përmes gjykatës, por rasti i tij ishte pezulluar. Gjykata e Strasburgut në vendimin e saj, gjithashtu deklaruar se Rusia është fajtore për shkelje të së për privatësi dhe komunikim privat./gazetexpress/