Ka ardhur një tjetër paralajmërim i fuqishëm nga përfaqësuesit amerikan ndaj gjyqtarëve të korruptuar.
Këtë herë ka qenë Thomas Yazdgerdi, përfaqësues i Departamentit Amerikan të Shtetit.
Në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’, ai ka paralajmëruar gjyqtarët dhe politikanët e korruptuar se do iu refuzohet viza për të udhëtuar drejt Amerikës.
“Do të varet nga shqyrtimi i fakteve nëse një gjë e tillë është e justifikuar apo jo. Në rastin e gjyqtarëve atyre u janë mohuar vizat dha baza e këtij mohimi ka qenë korrupsioni. Në Shtetet e Bashkuara një praktikë e tillë bazohet ligjërisht tek dekretet presidencialë dhe kohët e fundit është përdorur në rastin e disa gjykatësve në Shqipëri.”, u shpreh Thomas Yazdgerdi