Gjysma e Evropës kërkon Mustafin (Foto)

Sipas gazetës gjermane, Bild, gjysma e skuadrave nga Evropa po synojnë ta transferojnë mbrojtësin shqiptar, Shkodran Mustafin

Shokdran Mustafi, kampioni i botës me Gjermanin, është duke shkëlqyer me Valencian në La Liga këtë sezon.

Pas paraqitjeve të mira me ekipin spanjoll, gjysma e skuadrave nga Evropa po synojnë ta transferojnë mbrojtësin shqiptar, raporton  gazeta gjermane, Bild.

Sipas Bildit, Juventusi tashmë zyrtarisht ka kontaktuar Valencinë për ish anëtarin e Sampdorias dhe Evertonit, përcjell Express.

Por, kampionët e Italisë nuk janë të vetmit. Mustafi ka zgjuar interesimin e Interit, Bayern Munichut, tri skuadrave angleze (ndër to edhe Tottenham) si dhe dy gjigantëve nga La Liga, Barcelonës dhe Atleticos.

“Unë kam kontratë në Valencia dhe ndjehem rehat këtu. Por, ju nuk e dini se çfarë ndodh në futboll”, ka deklaruar Mustafi për Bild.

Mustafi ka kontratë me Valencinë deri në verën e vitit 2019. Kartoni i shqiptarit llogaritet 50 milion euro. /Express/