GOLDEN STATE ME “10 YJE”, CURRY REALIZON 46 PIKË

Tri ndeshje të luajtura sot në NBA, ku spikat suksesi i 10-të i ekipit kampion të Golden State, që mundi 129-116 Minnesotën, në një ndeshje spektakolare dhe me emocione.

Ky është suksesi i 10-të sezonal për ekipin e “Shtetit të Artë” në po kaq ndeshje të luajtura, që po dominon kampionatin dhe asnjë rival nuk arrin ta ndalë. Edhe sot u dallua Stephen Curry, një përbindësh në fushë, duke realizuar 46 pikë. Një lojtar që vijon të çudisë me paraqitjen e tij, mbështetur edhe nga Green me 23 pikë. Për Minnesotën u dallua Wiggins me 19 pikë, por që s’mjaftuan.

Fiton skuadra e Miamit, që mundi në sekondat e fundit 92-91 Utah Jazz, në një ndeshje të ekuilibruar dhe me rivalitet. Bosh me 25 pikë e 8 rebaund ishte lider në fushë për ekipin nga Florida, por ajo që ra në sy është se të gjithë lojtarët e Miamit realizuan pikë. Për Jazz u dalluan Favors me 25 pikë, Hayward e Burks me nga 24 pikë secili, por që mbetën pë statistike. Surprizë humbja e Clippers, që u ndalën 118-104 nga Phoenix, në një takim ku shkëlqeu Knight, eutor i 37 pikëve. Mirë u paraqit edhe Bledsoe me 26 pikë, ndërsa pr Clippers sot mundoi lojtari lider./rtklive/