Google mundëson ruajtjen dhe kategorizimin e fotove në pajisjet mobile

Google njoftoi sot se përdoruesit e pajisjeve mobile mund të krijojnë albume kur kërkojnë për foto tek Google Image Search. Veçoria e re ju lejon të shënjoni një foto dhe ta ruani më pas tek një skedar i caktuar.

haircuts-images

Për të krijuar skedarin, mjafton vetëm të klikoni tek ikona e lapsit dhe t’i vendosni një emër.

groups

Për të parë fotot, klikoni tek ikona e yllit dhe do të shfaqen të gjitha skedarët. Veçoria është aktualisht në dispozicion për të gjithë përdoruesit e pajisjeve iOS dhe Android në SHBA, por do të vijë së shpejti edhe tek përdorues të tjerë në mbarë botën. Për ta përdorur atë, ju duhet të regjistroheni tek shfletuesi me llogarinë tuaj në Google. /krokodili/