Kandidatja për kryetare të Odës së infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë, Nexhmoje Gori, ka bërë nderime pranë obeliskut që kujton punonjësit shëndetësorë që kanë vdekur si pasojë e Covid 19 dhe atyre që kanë rënë gjatë luftës në Kosovë.
Gori, e cila edhe vet ishte njëra nga punonjëset vullnetare që iu doli në ndihmë pacientëve me Covid 19, tha se si kryetare e OIK do të kujtojë përgjithmonë sakrificën sublime të gjithë atyre që u flijuan gjatë ofrimit të shërbimeve shëndetësore, qoftë gjatë luftës apo edhe gjatë pandemisë Covid 19.
“Gjatë çdo dite të punës, do të veproj që heroizmi infermieror të mos nëpërkëmbet. Nuk do të lejojmë kurrë që nga heronjtë e luftës e pandemisë të shndërrohemi në komunitet të nënvlerësueshëm”, ka thënë Nexhmije Gori.
Ajo ka shtuar se me punë dhe insistim, infermierët, mamitë dhe punonjësit tjerë shëndetësor do t’i mbajnë në vendin e tyre meritor.
Ndryshe, të hënën do të mbahen zgjedhjet për kryetar të Odës së infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë. Deri më tani këtë detyrë për dy mandate në përiudhë 8 vjeçare e ka ushtruar Naser Rrustemaj, i cili më nuk ka aplikuar për këtë pozitë.
Në garë për kryetarë janë edhe kandidatët Agron Bytyqi dhe Vlora Ejupi.
The post Gori: Infermierët janë heronjtë e pandemisë, ata nuk do të nënvlerësohen appeared first on Gazeta Shneta.