Grabovci: Opozita ka tejkaluar kufijtë e normales

Shefi i deputetëve të PDK-së, Adem Grabovci, tha se rrjedha e seancës nuk ka shkuar siç është dashur.

Sipas tij, është pritur që në këtë seancë të jetë opozita dhe të japë mendimin e vet, duke shtuar se opozita ka tejkaluar kufijtë e normales.

Ndërkohë që gaz lotsjellës është hedhur edhe në sallën alternative të Kuvendit të Kosovës, Grabovci tha se deputetët e koalicionit qeveritar nuk duan të vijnë për të thithur gaz por për të kryer detyrën e deputetit.

“Askush nga ne nuk duam të vijmë të thithim gaz por ne jemi të thirrur për të kryer detyrën tonë”, tha ai.

Grabovci tha se opozita i ka tejkaluar kufijtë e normales dhe se nuk po e dëgjojnë asnjë institucion të vetë.

“I kanë kaluar kufijtë e normales dhe për të gjetur një rrugë të përbashkët për vendime të përbashkëta por po shihet qarë se opozita nuk po dëgjon asnjë institucion të vetëm”, theksoi Grabovci.