Grainca i LDK-së: Pantina donte të ishte pjesë e listave tona zgjedhore

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Blerim Grainca, në Info Magazine të Klan Kosovës ka ftuar opozitën që të dialogojë me qeverinë drejt gjetjes së zgjidhjes, njofton Klan Kosova.

“Opozita s’duhet të flasë me qeverinë nëpërmjet letrave, por vetëm përmes dialogut të drejtpërdrejtë në tavolinë. Ftesa për dialog me opozitën vazhdon të jetë e hapur, ne jemi duke ju pritur dhe do të ju presim që ta pranoni ofertën e kryeministrit Isa Mustafa për dalje nga kriza”, ka thënë ai.

Në një replikë me deputeten Shqipe Pantina, ai ka shtuar se Lëvizja Vetëvendosje ka urrejtje patologjike ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Problemi i Lëvizjes Vetëvendosje është se e ka një urrejtje patologjike ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kësaj nuk ia di burimin”.

Ai po ashtu ka bërë të qartë se në rast të gjetjes si jokushtetuese, Marrëveshja për Asociacionin do të anulohet. Ndërsa, thotë se Pantina ka kërkuar që të jetë pjesë e LDK-së, e listave zgjedhore, gjë të cilën deputetja e VV-së e ka mohuar.