Granit Xhaka i dërgon “selam” Bayern Munchenit

Superylli kosovar, Granit Xhaka e ka kërcënuar Bayernin se do të pësojnë humbjen e parë në këtë edicion në Bundesliga. Në prag të ndeshjes me bavarezët në Bundesliga, Xhaka ka thënë se Bayern do ta ketë fatin e Juventusit dhe Manchester Cityt

 

“Fakti se Bayern janë një skuadër e madhe, kjo gjë është shumë e qartë. Por ne kemi arritur të ia dalim edhe ndaj Juventus e Manchester Cityt që janë skuadra në nivelin e Bayernit. Kemi shanse për të ia shkaktuar Bayernit humbjen e parë sepse jemi në formë tejet të lartë” ka thënë Xhaka./Indeksonline/