Gratë e moshuara kanë nevojë për më shumë vitaminë D

Vitamina D është një vitaminë shumë e rëndësishme, veçanërisht për gratë dhe veçanërisht për gratë e moshuara të cilat janë në menopauzë.

Të gjitha vitaminat janë të patjetërsueshme për të bërë jetë të shëndetshme, megjithatë disa prej tyre janë të një rëndësie më të madhe për moshat dhe gjinitë e ndryshme.

Vitamina D është një prej vitaminave më të rëndësishme dhe veçanërisht shërben si një mjet i pazëvendësueshëm për të pasur kocka të shëndetshme. Ajo ndihmon përthithjen më të mirë të kalciumit, që është minerali kryesor që hyn në përbërjen e kockave.

Dobësimi i kockave është një dukuri më e shpeshtë për gratë në menopauzës, kjo për shkak se në to ndikojnë edhe lëkundjet hormonale karakteristike për këtë moshë. Në këtë aspekt vitamina D ndihmon thithjen e kalciumit dhe ruajtjen e fortësisë së kockave./mjeki.net/

Vitamina D ndihmon edhe në forcimin e imunitetit, funksionimin normal të nervave dhe tiroidesë, ndërsa mund të pengojë edhe shfaqjen e kancerit të gjirit dhe ndihmon në shërimin e tij.

Kjo vitaminë më së shumti gjendet në vajin e peshkut dhe mish, qumësht dhe prodhimet e qumështit, vezë dhe kërpudha. Megjithatë burimi më i mirë i vitaminës D është dielli.