Greta Koçi uron mësuesit për ditën e tyre, falënderon ata për përkushtimin e dhënë

Këngëtarja e njohur Greta Koçi me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ka uruar Ditën e Mësusesit 7 marsin!

Ajo i ka falënderuar të gjithë mësuesit për përkushtimin, dashurinë dhe edukimin që i kanë dhënë çdo brezi.

“Dua të uroj të gjithë mësuesit Shqipëtar, në këtë ditë feste ku nderojm me mirënjohje dhe respekt figurën e lartë të mësuesit, një ndër profesionet me fisnik dhe të dashur. Gëzuar 7 Marsin dhe faleminderit për përkushtimin, dashurinë dhe edukimin që jepni brez pas brezi”, shkruan në Instagram, Greta Koçi.