Gruaja dhe i biri i kriminelit Millosheviq “organizatorët” kryesorë të ahengjeve në Moskë –

I Biri i kriminelit mirëmban disa restauronte dhe klube të natës nëpër gjithë territorin rus.

Objektet në të cilat krimineli serb Sllobodan Millosheviq ka investuar po shfrytëzohen nga gruaja dhe i biri i tij. “Garazha” është vendi ku të rinjët rus kalojnë kohën sepse është e hapur çdo ditë, përderisa restauranti “Sixty”(gjashtëdhjetë) gjendet në katin e 60-të të Kullës Federale, shkruajnë mediat serbe, transmeton lajmi.net

Mes tjerash ai mirëmban klubin e njohur të natës “Garazha” dhe restaurantin “60”, në të cilin shpesh shkojnë politikanët, sportistët dhe këngëtarët serb.

Nuk është ashtu siç thonë e mendojnë shumica, ata nuk jetojnë me kursime. Për më tepër i biri i Millosheviqit është futur në disa tregti të zeza, të cilat i sjellin shumë të ardhura por edhe rrezik të madh.

Ata jetojnë në njërën prej lagjeve ku jetojnë vetëm të pasurit e Moskës në Rusi. Atyre u ka ndihmuar një familje tjetër serbe në Rusi, ndërkaq me të arritur i biri i famëkeqit Millosheviq, Marko ka vazhduar të merret me klubet e natës, transmeton lajmi.net

Lokalet-restaurante të cilat janë nën pronësinë e Marko, zakonisht gjatë ditës presin mysafirë, ndërkaq gjatë natës aty organizohen ndeja të ndryshme.

Branko Radun, një analist politik ka thënë se një shtytje për Markon ka qenë fakti se është i biri i Millosheviqit, duke qenë se të gjitha bizneset janë të lidhura me politikë.

“Kur dikush ka një prapavijë si ai, ajo i ndihmon që të hyjë në atë biznes dhe punë. Vetëm lajmërimi i tij hap shumë dyer, sepse ka kontakte me njerëz të ndryshëm”, ka thënë Radun.

Marko Millosheviq kishte ikur në Rusi në tetor të vitit 2000, vetëm disa orë pas rrëzimit të pushtetit të famëkeqit Millosheviq, transmeton lajmi.net

Foto: Profimedia/AFP

Ndërkaq, nëna e tij Mirjana e shoqëroi atë tre vite më pas, ndërkaq në vitin 2007 ata të dy fituan azil politik në Rusi.

Ajo ndërkaq akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare.