Grumbullohet Përfaqësuesja U-18

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll për grupmoshat nën 18-të vjec, grumbullohet të hënën në Ferizaj para udhëtimit në Bullgari për pjesëmarrje në Kampionatin Ballkanik U-18.

Të përzgjedhurit e selektorit Verim Zherka do të zhvillojnë përgatitje në palestrën sportive “Bill Clinton” në Ferizaj.

Zherka dhe ndihmësi i tij, Sami Cerkini, kanë përpiluar listën prej 15-të lojtarëve për aventurën bullgare.

Në mesin e lojtarëve të ftuar në kampin e Ferizajit janë:

Arti Luzha (Vëllaznimi)
Melos Shahini (Zhegra)
Arber Aliu (Zhegra)
Valon Mejzini (Vushtrri)
Erkan Abazxhiku (Vushtrri)
Labinot Gubetini (Vushtrri)
Elion Vokshi (Besa Famiglia)
Besian Abazi (Prishtina)
Aldi Rudari (Kastrioti)
Etrit Hoxha (Kastrioti)
Lulezim Shabani (Kastrioti)
Festim Mustafa (Kastrioti)
Drenit Tahirukaj (Besa Famiglia)
Jon Muqolli (Besa Famiglia)
Behar Terziqi (Trepqa).