Guardiola, dëshira e madhe e Abramovichit

Pronari i Chelseas, Roman Abramovich dëshiron që Pep Guardiola të jetë menaxher i ekipit, pas përfundimit të këtij sezoni.
 Roman Abramovich dëshiron që Pep Guardiola të jetë menaxher i Chelsea, pas përfundimit të këtij sezoni.

Pronari i “Blues” synon të mposht Manchester Unitedin dhe Manchester Cityn, në garë për angazhimin e trajnerit të Bayern Munichut.

Guardiola ka hyrë në vitin e fundit të kontratës në Allianz Arena dhe pritet të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni, përcjell “Lajmi.net”.

Andaj, Abramovich ka ndërmarrë masa që të sigurojë ardhjen e tij në Stamford Bridge.