Pep Guardiola ka pohuar se ende nuk ka vendosur rreth fatit të tij te skuadra gjermane e Bayern Munichut.
Kontrata aktuale e Guardiolës skadon në qershor ndërsa ai ka qenë i lidhur me Manchester Cityn dhe Manchester Unitedin.
“Qyteti është i çmendur. Unë e dua. Unë jam shumë i kënaqur, familja ime gjithashtu”, ai citohet të ketë thënë për Bild.
Kur u pyetën nëse do ta zgjasë qëndrimin e tij, ai tha “Kjo mund të jetë një arsye e madhe. Ne do të flasim pas takimit me Hannoverin (më 12 dhjetor) dhe do të bie një vendim të duhur për mua dhe klubin”. /Telegrafi/