Bayern Munich ka filluar të frikësohet se Manchester City do t’ia marrë Pep Guardiolan.
E ardhmja e Pep Guardiolas te Bayern Munich vazhdon të mbetet në dyshim. Strategu spanjoll ka kontratë me kampionin e Gjermanisë deri në verën e vitit 2016, por deri më tani ka hezituar të bisedoj për kontratën e re.
Sipas tabloidit britanik, Daily Mirror, ekipi nga Allianz Arena ka filluar të frikësohet se Manchester City do t’ia marrë Guardiolan.
Thuhet se ish trajneri i Barcelonës dëshiron të shijoj një sfidë të re pas suksesit me Bayern Muichun në Bundesligë. /Express/