Hajvalia nuk e bën ‘hesap’ Istogun

Hajvalia ka përmbysur rezultatin ndaj Istogut për të fituar 3:1 krejtësisht ndeshjen

Skuadra e trajnerit, Ismet Munishi, e nisi keq ndeshjen, duke pësuar gol në minutën e 32’të. Fatlum Gashi shënoi për Istogun.

Në pjesën e dytë, Munishi duket se motivoi lojtarët, të cilët edhe përkundër vështirësive, gjetën tre herë rrugën drejt golit pas minutës së 76’të. Fillimisht për 1:1 shënoi kapiteni Liridon Leci, derisa braziliani Da Silva kaloi ekipin e Munishit në epërsi. Pas pak minutave, Leci shënoi për rezultatin përfundimtar të takimit 3:1.