Hamburgu ia terron Dortmundit

Hamburgu ka shënuar fitore të befasishme ndaj Dortmundit në VoksparkStadion me rezultat 3-1.

Ndeshja filloi me 15 minuta vonesë për shkaqe sigurie, kjo pas sulmeve terroriste.

Megjithatë, ndeshja filloi pa probleme dhe në minutën e 19-të Lassoga nga pika e bardhë shënoi për 1-0 dhe epërsinë e Hamburgut. Tash, Dortmundit i shtoheshin problemet.

Holtby pak para fundit të pjesës së parë shënoi për 2-0 dhe rezultatin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Hummels (55′) realizoi autogol për 3-0 dhe epërsinë e thellë të Hamburgut.

Në fund hyri në lojë Adnan Januzaj i cili edhe i asistoi Pierre Emerick Aubamyeangut, i cili vazhdoi formë e lartë shënuese për vete, por jo formën e fitoreve për skuadrën e tij.

Me këtë disfatë Dortmundi mbetet në kuotën e 29 pikëve, pesë më pak se Bayerni në pozitën e parë i cili të shtunën i shkon Schalkes.