Haradinaj: Jo Serbisë zot shpie në Kosovë

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, në fjalimin e tij gjatë Manifestimit të opozitës, ka thënë se pushteti i tanishëm i ka detyruar ata që të dalin sot në rrugë sepse sipas tij, Qeveria e dëshiron Serbinë zot shpie në Kosovë.

“Pushteti na ka detyruar të dalim sot në rrugë sepse po dëshiron Serbinë zot shpie në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.

“E ne i themi jo marrëveshjeve që dëmtojnë Kosovën. Kosovën e kemi çliruar bashkë, Kosova është e jona, e qytetarëve të saj, mirëpo Kosova nuk është e Serbisë”, ka shtuar ai.

“Ne kemi ardhur këtu t’i themi jo Serbisë në Kosovë, jo Kosovës copa-copa. Ne kemi ardhur këtu që t’u themi atyre mos e rrezikoni shtetin tonë”.


(14:24)Limaj do referendum për marrëveshjet ose zgjedhje të parakohshme

Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, është i pari që ka marrë fjalën në manifestimin e opozitës.

Ai ka thënë se 28 Nëntorin e bëjnë të rëndësishëm Ismail Qemali dhe ditëlindja e Adem Jasharit.

“Sot jemi bashkuar qytetarë nga e gjithë vendi pa dallime politike. Dëshirojmë të dërgojmë mesazh me pjesëmarrje fizike kundër marrëveshjeve që cenojnë dhe zvogëlojne territorin e Kosovës”, ka thënë Limaj.

“Jemi mbledhur për ta mbrojtur shtetin”, ka thënë më tej ai.

Ai ka ftuar Isa Mustafën e Hashim Thaçin që të dëgjojnë zërin e popullit dhe t’i anulojnë Marrëveshjet”, ka thënë Limaj. “Nëse jo, atëherëë ne kemi kërkesë që të dërgohen në referendum dy marrëveshjet dhe të shkojmë në zgjedhje. Qytetarë, nuk ka asnjë masë represive dhe dhunë që ndal opozitën t’i rrëzojë marrëveshjet”, ka thënë Limaj.


(13:57)Kështu duket aktualisht sheshi “Zahir Pajaziti”

“‘Zajednica’ nuk kalon” dhe “IsaHasha – Esat Pasha” janë thirrjet që po dëgjohen aktualisht nga protestuesit në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.

Kjo është pamja në këtë shesh, pak minuta para se të nis zyrtarisht Manifestimi i opozitës.

Dhjetëra autobusë kanë sjellë qytetarë nga qendra të ndryshme të Kosovës për këtë protestë.

Sheshi