Haradinaj: Lirojeni sa më shpejt të burgosurit politik

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar lirimin e deputetëve të opozitës. Ai para protestuesve në Gjakovë, ka thënë se pushtetarët e këqij i kanë detyruar të gjuajnë gaz lotsjellës në Kuvend dhe të dalin në rrugë.

Ai ka thënë se janë mik i përjetshëm i Amerikës, por pushtetarët e këqij që e kanë sjellë këtë gjendje në Kosovë, kanë detyruar opozitën t’i ndërmarrin hapat për t’i kundërshtuar.

“E kemi ditur se me ardhur këtu ne duhet me pas një zor të madh. edhe pse dhimbja juaj janë aq të vështira ne prapë ju kemi thirr për një plagë dhe për një dhimbje të shtetit tonë. Jemi mik i Amerikës dhe e dimë që Kosovën e kemi çliruar ne bashkë me aleatët por pse Kosova është e dërmuar sepse qeveritarët e këqij e kanë pru në këtë gjendje Kosovën dhe janë ata që na lanë nxjerrë në rrugë neve dhe na kanë detyruar me hedhë gazë dhe gjithë këtë e ka bërë për të na detyruar të jemi pro marrëveshjes por një gjë e tillë nuk do të ndodhë”, ka thënë Haradinaj./zeri.info/